Jeta Osh Qef
Home

Allishverishet bëhen “në sy” të Metës? Ç’përmban zarfi që po i fut në xhep kandidati në Lezhë?
Nga: D.Cani | Publikuar më: 18.06.2017, 23:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një ndër përkrahësit e LSI-së në Lezhë Gjovalin Gjini, u dhunua barbarisht nga persona ende të paidentifikuar vetëm dy net më parë.

Ditën e djeshme, presidenti i sapozgjedhur Ilir Meta, ishte për ta takuar Gjinin, nga ku bëri dhe deklaratën e fortë për armatosjen e popullit.

Mirëpo, ajo që ka rënë më shumë në sy, është një detaj ku ish-kryetari i Bashkisë njëkohësisht kandidati për deputet i Lezhës, Viktor Tushaj, i jep Gjovalin Gjinit një zarf.

Ai e ka ndjekur teksa po zbrisnin nga shkallët dhe në “fshehtësi”, të paktën kështu kujtonte i ka futur zarfin në xhep.

Kjo ka ngritur në fakt dyshime të shumta, ç’përmbante në të vërtetë ai zarf, që iu dorëzua dhe në prezencë të Metës?