Jeta Osh Qef
Home

Poston foto romantike me të dashurën, fëlliqet keq ylli i Chelseat
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 18.06.2017, 23:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pas një sezoni fantastik me Chelsean ku u kurorëzua dhe kampion, mesfushori Cesk Fabregas tashmë është duke kaluar pushimet së bashku me të dashurën e tij.

Momentet e relaksit, ylli spanjoll ka dashur ti ndajë edhe me ndjekësit e tij në "Instagram" ku ka postuar një foto romantike duke u puthur me partneren e tij.

Por, një detaj jo pak i rëndësishëm i ka shpëtuar mesfushorit. Në foto shihet qartë se Fabregas nuk ka qenë edhe aq i qetë gjatë momentit kur kanë shkrepur foton.

Ky detaj iu ka rënë në sy edhe fansave të cilët e kanë bombarduar me komente. Ndoshta Fabregas nuk ka faj pasi me një vajzë si ajo që ka ai në krah, kujtdo mund t'i kishte ndodhur.