Jeta Osh Qef
Home

Denoncon qytetari/ “Ja si ma futi pika e këmbimit në mes të Tiranës”
Nga: M.Gjini | Publikuar më: 18.06.2017, 22:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Vazhdon edhe sot e kësaj dite pika e këmbimit në rrugën ‘Myslym Shyri” që të vjedhë njerëzit e painformuar. Edhe më parë kemi bërë disa artikuj në lidhje me këtë pikë e cila ndonëse e ka të shënuar shkrimin poshtë tabelës së kurseve të këmbimit se mban komision 8%, nuk i njofton qytetarët verbalisht kur afrohen për të kryer këmbimin.

Qytetari e kupton se i kanë marrë më shumë para, vetëm në momentin që merr valutën e këmbyer dhe në momentin që kërkon të anulojë veprimin, kjo nuk i lejohet më nga pika e këmbimit. Me pak fjalë ndonëse shënimi gjendet poshtë kësaj tabele, në momentin që qytetari shprehet se nuk kishte dijeni dhe kërkon anulimin, nëse pika e këmbimit nuk i kthen paratë kjo konsiderohet fare mirë vjedhje e hapur.

Kujdes nëse ju duhet të këmbeni para, nëse shkoni aty, do t’ju vjedhin.