Jeta Osh Qef
Home

Rama kërkoi shkarkimin e Çakos, Policia "nxjerr të palarat": Nuk i dhunoi askush...
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 18.06.2017, 22:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Pasi Luan Rama kërkoi shkarkimin Haki Çakos, Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e denoncuar sot në Fushë-Arrëz, për dhunë të ushtruar ndaj kryetares së LSI, Saimira Laçit dhe kryetarja e LRI-­së, Romina Kuçi, në Pukë.

Por sipas Policisë, bëhet fjalë për një gjendje të fikëti që ka pasur njëra prej vajzave që është parë nga patrulla e përgjithshme e Policisë, në një automjet me xhama të zinj.

REAGIMI I POLICISË SË SHTETIT

Nisur nga informacionet që dispononte Komisariati i Policisë Pukë për automjete qe qarkullonin me xhama të errësuar dhe ofronin lekë në këmbim të votës në territorin e Njësisë Administrative Fushë Arrëz,policia lokale ka ushtruar kontrolle per te parandaluar kete fenomen.

Sot në orën 17:10 Patrulla e Përgjithshme në hyrje të qytetit Fushë Arrëz ka ndaluar një automjet tip ‘Ford’ me xhama të errësuar dhe i është kërkuar drejtuesit te mjetit, dokumentacioni.

Nderkohe dy zonja që udhëtonin në automjet janë prezantuar si anetare e nje subjekti politik dhe kandidate për deputete.

Pas prezantimit janë lejuar te vazhdonin levizjen. Por dy shtetaset kanë dalë nga automjeti dhe njëra prej tyre ka shfaqur gjendje të fiketi.

Ajo është derguar me automjet dhe personat me të cilin udhetonte në Qendrën Shëndetësore Fushë Arrëz dhe eshte ne gjendje te mire shendetesore.

Për të sqaruar dhe analizuar veprimet e punonjësve të Policisë në lidhje me ngjarjen është derguar në Pukë Zv.Drejtori Policisë Shkodër, përfaqësues të Drejtorisë së Standarteve Profesionale nga Drejtoria Përgjithshme Policisë Shtetit dhe SHÇBA.

Gjithashtu pak minuta me pare policia lokale ka shoqeruar dhe po merr deshmite e disa personave per te cilet shtetaset ne fjale u kane komunikuar drejtuesve te Policise Shkoder se i kane kercenuar per motive politike.

Për të sqaruar dhe dokumentuar ngjarjen po kryhen të gjitha veprimet hetimore të nevojshme duke bashkëpunuar me Task Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë.

dguna-ndaj-sli