Jeta Osh Qef
Home

Donarumën e gjen belaja pas refuzimit që i bëri Milanit, tifozët e godasin me dollarë
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 18.06.2017, 22:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Portierin e Milanit, Donaruma po vazhdon ta ndjekin pasojat që kur refuzoi rinovimin me Milanin. Çështja e tij tashmë është kthyer edhe në një shqetësim edhe për Kombëtaren U-21 të Italisë e cila luan në Poloni në Europanin e kësaj grupmoshe.

Shkak është bërë një protestë sa e veçantë, aq edhe absurde e tifozëve të Milanit me bazë në Poloni.

Ata fillimisht janë organizuar duke shpalosur një parullë ku shkruhej “Dollaruma”. Ndërsa më pas, kanë hedhur në drejtim të tij një tufë me dollarë fals.

U desh ndërhyrja e gjyqtarit, i cili ndali ndeshjen derisa u pastrua fusha, në mënyrë që të vazhdonte normalisht takimi në fjalë ku portieri i Milanit ishte titullar.