Jeta Osh Qef
Home

Të shtëna me armë në resortin e famshëm, disa të plagosur dhe pengje
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 18.06.2017, 21:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të shtëna me armë dhe shpërthime janë dëghuar në një resort të famshëm në Mali, të frekuentuar kryesisht nga turistë të huaj gjatë fundjavës.

Një zyrtar vendas ka thënë se sulmi dyshohet të jetë xhihadist dhe ka shkaktuar viktima e të plagosur por nuk ka dhënë një shifër.

Një zyrtar i Ministrisë së Sigurisë atje tha për Reuters se sulmi po ndodh në resortin Le Campement në Dougoukoro, në lindje të kryeqytetit Bamako.

Sipas BBC, banorë të zonës thanë se kishin dëgjuar të shtëna me armë që vinin nga ky destinacion luksoz.