Jeta Osh Qef
Home

Dhuna ndaj militantëve të LSI/ Luan Rama "kërcënon": Vepër e PS! Të shkarkohet Haki Çako!
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 18.06.2017, 21:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nënkryetari i LSI, Luan Rama në një konferencë urgjente në selinë e partisë pas dhunës së ushtruar ndaj militantëve të kësaj force politike, ka kërkuar shkarkimin e Drejtorit madhor të Policisë, Haki Çako dhe të disa krerëve të komisariateve në Pukë, Fushë-Krujë dhe Kukës.

Ndërkohë që dita e zgjedhjeve po afron, tensionet nuk po rriten vetëm ndërmjet kryetarëve të forcave politike por po përshkallëzojnë në dhunë midis mbështetësve të tyre.

Konferenca live e mbajtur nga Rama erdhi menjëherë pas vizitës së tij, ish-Kryetarit të LSI, Ilir Meta dhe zv/Ministres së Arsimit Nora Malaj në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku gjendej i shtruar militanti i LSI, Blerim Çela, ndaj të cilit persona ende të paidenfikuar e dhunuan me levë në kokë në momentin që ai po dilte nga makina e tij.

Është goditur me mjete të forta publikisht në Fushë-Krujë, Blerim Çela. Banditë të Rilindjes kanë dhunuar dy femra, Sajmira Laçin, kryetaren e LSI në Pukë dhe Romina Kuçin, kryetaren e LRI po në këtë qytet.

Komisariatet nuk e bëjnë punën e tyre. Këto janë akte te shëmtuara ndaj mbështetësve të LSI.

Të shkarkohet Haki Çako, këto akte dhune tregojnë inkriminimin e policisë. Socialistët e ndershëm te distancohen nga dhuna,- është shprehur Rama në fjalimin e mbajtur.

Ai tha se nëse ministri i Brendshëm dhe kryeministri Rama nuk reagon ndaj këtyre rasteve dhe kësaj situate të krijuar, LSI do të jetë e detyruar të mbrojë votën e qytetarëve.

Sipas eksponentëve të LSI, autorët që kanë ushtruar dhunë mbi militantët e tyre janë persona që mbështesin PS-në.

luan-rama-ne-konference