Jeta Osh Qef
Home

LSI “i përdori” forcat detare për fushatë, del e vërteta e fotos
Nga: M.Gjini | Publikuar më: 18.06.2017, 21:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas një fotoje të publikuar nga ana e LSI-së në rrjetet sociale. Dega e Sarandës e kësaj force politike kishte publikuar një foto ku dukeshin anëtarët e ekuipazhit të anijes “Oriku” duke formuar numrin 1, ku kjo parti aludonte se ky numër simbolizonte renditjen e LSI-së në listën e partive politike në zgjedhje.

Sipas reagimit të  Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, kjo foto është realizuar nga anëtarët e ekuipazhit të anijes që ndodhet në mision jashtë atdheut në detin Egje, për të përshëndetur fëmijët e tyre me rastin e 1 qershorit.

lsi-saran-1-e1497801830878