Jeta Osh Qef
Home

"Do gjejmë vdekjen nga kjo rrugë", shikoni se në çfarë gjendje është zona e Saukut
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 18.06.2017, 20:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Duke qenë se jemi në periudhën e fushatës zgjedhore "është normale" që të shikojmë kudo betoniere dhe beton sepse forcat politike duan të japin idenë se po punojnë. Por nga qytetarët është vënë re një anomali sepse shumica e punimeve janë braktisur ose e thënë më saktë janë lënë përgjysmë. Kjo vërtetohet nga denoncimet që vijnë çdo ditë pranë redaksisë sonë. E fundit ka ardhur për punimet e një rruge në Sauk.

Kjo rrugë ndodhet në Sauk përballë qendrës tregtare TEG. Shikoni si i kanë lënë, do humbim jetën ndonjë ditë nga këto rrugë dhe pastaj vijnë na kërkojnë votat", - ka shkruar qytetari për JOQ.al.

Shpresojmë që aksi në fjalë mos të bëhet burim aksidentesh, sepse në video shihet se nuk janë vendosur as drita dhe për qarkullim e makinave gjatë natës ky është një problem më vete.