Jeta Osh Qef
Home

Militantin e LSI e godasin me levë pas koke, Meta i shkon në spital: Me qetësi...
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 18.06.2017, 20:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Blerim Çela, njëmilitant i LSI është dhunuar në Fushë-Krujë pasditen e sotme, nga persona që thotë se nuk i njeh. Një tjetër incident elektoral ky i është shënuar për mbështetësit e LSI.

Çela ka bërë denoncimin në strukturat e partisë, e më pas në polici.

Ai ka qenë duke zbritur nga makina e tij për të shkuar tek shtabi elektoral i partisë, në momentin kur e kanë goditur me levë në kokë.

Uniformat blu kanë nisur verifikimin e targave të mjetit nga zbriti autori. Vetë i dëmtuari, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, thotë se ai që e goditi ka zbritur nga një automjet tip Audi, ndërsa dëshmitarët thanë se ka qenë një makinë Fuoristradë ML.

Ish-kreu i LSI, Ilir Meta dhe nënkryetari i kësaj partie Luan Rama e kanë vizituar atë në Spitalin Ushtarak.

Dialogu në video:

Meta: Ku ta zunë pritën ata rilindasit?

Nora Malaj: Te zyrat tona, do mblidhnim shtabin, ishte gjysmë ore para Blerimi po priste aty poshtë. Hyri një djalë i armatosur, mori levën i gjuajti me levë, pastaj kur u çuan këta të gjithë ai drejtoi armë.

Meta: Me armë, Policia e Shtetit e Shqipërisë që duam, Shqipëria e krimit.

Nora Malaj: Nga andej pastaj i hipi makinës dhe pastaj e sollëm në urgjencë këtu.

I thashë çfarë kërkon? Nuk të njoh më tha.

Meta: Normale kjo do të ndodhë sa të kemi Hakiun e drogës atje. Me qetësi do ta marrin përgjigjen.