Jeta Osh Qef
Home

Fushata merr për ters/ Dhunohen gratë e LSI-së në Pukë, bëhen për spital
Nga: M.Gjini | Publikuar më: 18.06.2017, 19:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një ngjarje e rëndë u raportua se kishte ndodhur ditën e sotme në Fushë-Arrëz ku dy gra, përkatesisht kryetarja e LSI-së Pukë Saimira Laçi dhe Romina Kuçi kryetare e LRI-së, u tha fillimisht se ishin dhunuar nga persona të paidentifikuar ende zyrtarisht, gjatë kohës që po udhëtonin me një automjet.

5

Saimira Laçi ishte shprehur se kishin qenë eksponentë të Partisë Socialiste ata që i kishin dhunuar, por ende nuk ka ndonjë informacion të konfirmuar.

Por në një prononcim të mëvonshëm ka qenë vetë Saimira Laçi e cila u shpreh se nuk e kishte dhunuar ndonjë eksponent i Partisë Socialiste siç u raportua më parë nga të gjitha mediat, por thjesht automjetin e tyre e kishte ndaluar policia në postbllok dhe si pasojë kryetares së LRI-së Romina Kuçi, i kishte rënë të fikët pasi policia i kishte ndaluar pa arsye dhe kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe si pasojë është dërguar në spital.

cats

Foto ilustruese.