Jeta Osh Qef
Home

Shqiptarët parakalojnë në New York
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 18.06.2017, 18:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Është bërë traditë tashmë për të gjithë shqiptarët e Amerikës që të zhvillojnë vit pas viti parada e parakalime në rrugët e New Yorkut.

Bëhet fjalë për një mënyrë për të treguar se shqiptarët, të konsideruar gjithmonë kaq të vegjël, janë mjaftueshëm të mëdhenj për të bërë që zëri i tyre të ndihet edhe këtu në zemër të vendit më të fuqishëm në botë.

Edhe këtë vit asnjë gjë nuk i ka ndalur "Albanian Roots" dhe organizatorët që të mbajnë këtë parakalim të madh në rrugët e qytetit amerikan me veturat e tyre luksoze, këngë e valle, edhe pse moti nuk ka qenë i mirë.