Jeta Osh Qef
Home

Qeveria bën punë të përkohshme, fëmijët i kalojnë çdo ditë vdekjes anash
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 17.06.2017, 20:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ndërkohë që shteti ndërton projekte urbane fasadë për t’i rënë në sy popullit me një punë të kënaqshme vetëm për syrin, qytetarët e fshatit Grazhdan, në rrethin e Gramshit po i kalojnë vdekjes anash çdo ditë.

Ura është ndërtuar në qershor të vitit 2016 dhe vetëm një vit më pas ajo shihet në këtë gjendje.

Dikur ura ka qenë e ndërtuar me drurë nga vetë banorët e fshatit dhe ky projekt që mesa duket nuk rezultoi afatgjatë gërryhet çdo ditë nga prurjet e tepërta të lumit.

Deputeti i zonës do e lërë në harresë deri në kohën kur të fillojnë shirat, e fëmijëve të fshatit do t’u duhet ta kalojnë lumin në këmbë duke rrezikuar jetën e tyre.