Jeta Osh Qef
Home

E moshuara ndalohet nga policët, ka thyer “rëndë” ligjin
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 16.06.2017, 10:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ndoshta ajo që do na bëjë çudi nga aksionet e radhës të Policisë Bashkiake është nëse ndalojnë rininë të hanë fara luledielli tek Korpusi Universitar që me këto që shohim me gjasë do vijë shumë shpejt ajo ditë.

Jo më larg se dje Policia Bashkiake ka ndaluar  një zonjë që kulloste lopën (pa leje) te Liqeni Artificial i Tiranës. Me gjasë një ligj i tillë është i krijuar vetëm nga xhandarët e Bashkisë sepse në hyrje të Liqenit askund nuk shkruan që nuk lejohen lopët, delet, kuajt apo gomerët, por mbase edhe nuk lejohet vërtet duke e parë nga ana kulturore dhe natyrore. E megjithatë shteti ia mbledh të dobëtit.

Kontradikta këtu është jo që pse shteti e ndalon nënën në fjalë, por pse e ndalon nënën dhe lejon betonieret, prerjen e pemëve dhe gjëra tjera që janë më të dëmshme për parkun e Liqenit se sa kullotja e një lope?!

Bravo, çuna me kapjen e të tillë “kriminelëve” ndihemi më të sigurtë...

19205102_2003908409840402_1986128972_o