Jeta Osh Qef
Home

67-vjeçarja që ua merr në kthesë djemve
Nga: D.Cani | Publikuar më: 11.06.2017, 13:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nuk ndodh shpesh të dëgjojmë histori të tilla frymëzimi dhe motivimi të njerëzve që me të vërtetë duan të bëjnë diçka dhe të kujdesen për veten e tyre.

Personazhi i ditës së sotme na vjen nga Gjiri Arab dhe pikërisht nga Kazakistani, atje ku shqiptarë të shumtë punojnë dhe jetojnë.

Astrit Brahimi është nga Mitrovica dhe prej kohësh ndodhet atje. Ditën e sotme, ka hasur një rast, i cili i ka tërhequr vëmendjen e tij dhe e ka nxitur të interesohet më shumë.

Ka qenë pikërisht një 67-vjeçare, e cila i ka treguar se çdo ditë kujdeset për veten e saj, duke i kushtuar të pakten 1 orë në ditë marrjes me palestër.

Astriti shkruan për JOQ.al se 67-vjeçarja i është shprehur se nuk ndien asnjë dhimbje trupik, nuk ka asnjë problem me shëndetin dhe se ndihet si një 30-vjeçare.

Dhe në fakt, duket që dhe në videot e dërguara, ajo ka shumë energji. Shpresojmë që të shërbejë si motivim për të gjithë të tjerët.