Jeta Osh Qef
Home

“Shpërthime minash në Valbonë, po na shemben shtëpitë. Shteti fshihet kafeneve”
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 06.06.2017, 18:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një grup banorësh në Valbonë ngrejnë shqetësimin pranë redaksisë së JOQ.al se ndërtimi i HEC -ve në fshatin Dragobi, Tropojë, po dëmton jo vetëm mjedisin, por edhe banesat e tyre duke u vënë në rrezik dhe jetën. Të pashpresë për t`u dëgjuar institucionalisht, pasi kreu i bashkisë së Bajram Currit u shmanget ballafaqimit me ta.

Banorët përmes denoncimit, apelojnë për ndërhyrje urgjente për të shmangur një tragjedi në horizont.

Një prej tyre thekson se punimet për ndërtimin e HEC -it po kryen me shpërthime minash.

Nga mëngjesi në darke ka shpërthime minash , jo më larg se 700-800 nga shtëpia ime. Aty po ndërtohet një HEC, në lumin Valbona", tha banori.

Banori pretendon se shpërthimet kryhen 700 m larg banesave ku banojnë njerëz.

Ja denoncimi i plotë:

Persh JOQ , dua te ndaj me ju nje problem madhor , ka disa dite qe as neper shpiat tona nuk rrim dot . po flas per fshatin Dragobi Tropoje . nga mengjesi ne darke ka shperthine minash , jo me larg se 700-800 nga shpia ime . aty po ndertohet nje HEC , ne lumin Valbona . po nese shtepit tona pesojn carje apo shkatrrime ku te vemi , kemi ber ankes pran firmes . kan ndalur puninet dy dite , por kan vazhduar po me te njejtin avaz . pushteti lokal(bashkia) , as qe do tja dije per hallin tone . edhe njeher ne jave qe Kryetari i Bashkis Bajram Curri , ka takim me popullin ate dite esht jasht tropojes apo fshihet neper caffent e qytetit....

shtepi