Jeta Osh Qef
Home

Pamja në Vlorë që tmerroi turisten
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 03.06.2017, 14:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Lungomarja është bërë makthi i vlonjateve, por edhe i pushuesve që zgjedhin Vlorën për destinacionin e fundjavës.

Bregdeti në Shqipëri po masakrohet duke u betonizuar pa plan dhe duke mos respektuar parametrat e nevojshëm që duhet pasur parasysh kur betonizohet rreth bregut të detit apo në qytet dhe jo vetëm.

Përveçse projekti i Lungomares po tejzgjatjet, tashmë mund të shihni se si po merr formë, është komplet i betonizuar, një Vlorë me kurorë betoni.

Përshëndetje JOQ! Kam ardhur në Vlorë dhe u tmerrova nga kjo pamje me të cilën u gdhiva në mëngjes, është beton total. Meqenëse është kohë fushate dhe askush nuk premton asgjë, kush mund ta kthejë siç ishte Vlorën sepse kështu është skandal?! Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Ky qytet i bukur është shkatërruar nga të gjitha partitë njëra pas tjetrës, e theksoj këtë, sepse unë vij shpesh në Vlorë dhe e kam parë të shndërrohet ndër vite”, përfundoi qytetarja për JOQ.

Pyetje e bukur, çfarë mund të jenë ata kubikë betoni dhe cili mund të jetë funksioni i tyre jetësor që paskan ndërtuar kaq shumë prej tyre?