Jeta Osh Qef
Home

Drama e familjes që Florenci i ofroi ndihmë pas publikimit të mesazhit në JOQ
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 31.05.2017, 17:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Para 3-4 ditësh JOQ publikoi një mesazh nga një qytetar, Florenc A., i cili dëshironte të ndihmonte një familje të varfër dhe kërkonte mendimin e ndjekësve nëse njihnin një familje në vështirësi. Pas kësaj thirrjeje në redaksinë tonë ka pasur shumë mesazhe ku njerëzit kërkonin ndihmë ose për veten ose për të njohur dhe i kemi lexuar të gjitha rastet me interes duke ndjerë pikëllimin se sa shumë njerëz vuajnë për bukën e gojës në këtë vend.

Florenci bashkë me shokun e tij Tahirin ka zgjedhur një prej rasteve të mësipërme dhe bëhet fjalë për familjen Hasko banuese në Gjirokastër. Kjo familje përbëhet nga 6 persona, çifti Hasko, burri 37 vjeç dhe gruaja 27 vjeçe, dhe 4 vajzat e tyre të vogla që më e madhja është në klasë të dytë. Florenci u ka dërguar ushqime dhe veshëmbathje, por aq kishte mundësi, ndërsa ka lënë numrin e familjes për këdo tjetër që ka mundësi t'i ndihmojë.

Pas një telefonate me zonjën Hasko fjalët e saj për JOQ ishin:

Jemi 6 veta në familje dhe marrim vetëm një asistencë mujore prej 6 mijë lekësh të rinj. Unë jam pa punë dhe burri punon me sezone, është shumë e vështirë jetesa për ne dhe fëmijët tanë. Shpeshherë rrimë unë e burri pa ngrënë vetëm që fëmijëve të mos u mungojë vakti. Jetojmë në një shtëpi të vjetër që ka vetëm një dhomë dhe çfarë bie jashtë hyn dhe brenda është edhe plot lagështirë.

Vajzat nuk kam pasur mundësi t’i dërgoj në kopësht se është 100 mijë lekë (të vjetra) dita, ndërsa dy të mëdhatë i kam në klasë të parë dhe të dytë. I kam shkuar në zyrë kryetares së bashkisë Gjirokastër, Zamira Ramit dhe pasi më mbajti me shpresa të rreme më tha “S’kam çfarë të bëj, më mirë çoji fëmijët në jetimore”. Por, unë nuk ndahem dot nga bima e zemrës time edhe sikur bukë e kripë të hamë. Kur s’më kupton ajo që është grua, çfarë mund të them?!

Edhe familjarët nuk i kemi mirë ekonomikisht që të mund t’na ndihmojnë...

Ju lutem mos na paragjykoni se pse kemi katër fëmijë, sepse ndjesia e prindit nuk matet me asgjë. E di që mund të thoni pse bëni fëmijë kur jeni të varfër, por për ne fëmija është e vetmja shpresë dhe i vetmi frymëzim.

Kush ka mundësi do ju lutesha me dorë në zemër që t’na ndihmonit, ne na duhet shumë ndihmë sepse s’kemi thuajse asgjë tonën, por çdo lloj ndihme na zgjidh hall në këto kushte. Ky është numri i telefonit të familjes tonë sepse llogari bankare nuk kemi:

Familja Hasko 0685345331."