Jeta Osh Qef
Home

Historia e fshatit shqiptar që po tmerron fëmijët
Nga: S.Shtjefni | Publikuar më: 29.05.2017, 10:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Edhe pse është një prej fshatrave me pasurinë më të madhe nën tokësore në Shqipëri, prej kohësh është kthyer në fshatin që po tmerron fëmijët. Bëhet fjalë fshatin për Zharrëz, i cili ndodhet vetëm 15 minuta larg Fierit.

Vetëm pak muaj më parë banorët e Zharrëz ndenjën në grevë dhe erdhën në Tiranë në këmbë. Për t'i kujtuar të gjithëve se çfarë po ndodh aty dhe për të kërkuar të drejtat e tyre. Asgjë nuk ka ndryshuar në Zharrëz. Vazhdon të mbetet fshati i ndotur, fshati i frikës, i tmerrit, fshati ku fëmijët bien të flenë me frikën se mos u bie shtëpia nga tërmet me telekomandë.

Këtë e themi me siguri, pasi kamera e JOQ. al shkoi në Zharrëz për të parë nga afër gjendjen dhe ajo që mund të themi ishte se fshati ngjasonte si një fshat i Luftës së Dytë Botërore, në të cilën gjëmojnë bombat.

Kanadezi i bën. Mirë marrin naftën, po të paktën të na kompensojnë dëmin. Nuk e dimë ca shteti kemi. Të gjithë bëjmë ne bëjmë ne edhe Partia Demokratike edhe Socialiste, por asgjë po na mbajnë me premtime. Ku janë, nuk kemi më ç'të themi",- ka thënë banorja që kemi intervistuar.

Pyetjes se sa vite që kanë filluar të ndodhin tërmet me telekomandë të intervistuarit i janë përgjigjur kështu:

Kanë 12 vite që ndodhin, që kur erdhi kanadezi. Trondit, trondit sa na shqyen dollapët, po na tromaksin fëmijët. Më vjen keq për fëmijët. Vetëm një vullkan na pret. Ata që janë në pushtet e dinë që jemi qenie njerëzore ne, jo qenie qeni", - ka vazhduar edhe më tej e intervistuara.

Nga ajo që kamera e JOQ.al filmoi në Zharrëz mund të thuhet se banorët e fshatit janë lënë në mëshirë të kompanive naftë nxjerrëse, por nuk duhet të harrojmë se edhe ata janë shqiptarë dhe se kanë të drejtë të jetojnë të qetë e jo me frikën se shtëpitë do i zënë brenda. Faji për atë që po ndodh në Zharrëz rëndon mbi supet e politikanëve që para se të lidhnin kontratë me kompanitë naftë nxjerrëse duhet të mendonin se ata banorët aty kanë të drejta, por mesa duket siç kanë treguar dhe dy banoret e intervistuara nuk i ka interesuar askujt.

Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral