Jeta Osh Qef
Home

Sheshi i ri, 16 milion euro për pllaka të thyera
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 28.05.2017, 12:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
U bë gati një vit që qendra e Tiranës është thuajse e bllokuar dhe automjetet e kanë të vështirë të lëvizin. U lajmërua rreth një vit më parë që projekti i ri për ndërtimin e këtij sheshi do të zgjaste plotë 12 muaj dhe se vlera e tij do të ishte 16 milion euro.

Kur morëm vesh se i gjithë sheshi do t'u dedikohej këmbësorëve dhe dot ë kishte edhe gjelbërim, menduam se diçka e mirë do të bëhej në këtë qytet, por si përherë, zhgënjimet nuk mungojnë.

Sëfundmi ky shesh është shtruar dhe duket se është në përfundim e sipër, por çfarë është bërë në të, e keni parë? Andis Harasani ka postuar disa foto, në të cilat duket më së miri se kemi të bëjmë me pllaka të copëtuara, të vendosura në mënyrë të çrregullt dhe me ngjyra të ndryshme.

Ta gëzoni sheshin e ri! Shikoni sa bukur pllakat. Asnjë s'ka lidhje me tjetrën. Dhe kanë qëlluar ca si të krisura. Me jetë LaLait.

P.s - shikoni pak kombinimin e ngjyrave!!! Sikur ka bo praktiken shkolla e të verbërve", - shkruan ironikisht Hrasani.

Nga ana tjetër, edhe ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar këtë gjendje të sheshit kryesor disa ditë më parë. Ai ka nxjerrë në pah një detaj që nuk do t'i pëlqejë askujt, në lidhje me ndikimin e diellit dhe nxehtësisë në verë tek këto pllaka.

Ky është sheshi i Lal plehut! Në shi do kalohet me gomone, kurse në vapë merrni xhezvet me vete për të bërë kafen!!", -shkruante dy ditë më parë Berisha.

Pra, miq, le ta gëzojmë sheshin e ri 16 milion eurosh dhe pllakat e copëtuara!

Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral