Jeta Osh Qef
Home

Nga Shqipëria në Spanjë me autostop, aventura e Julit
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 26.05.2017, 11:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Për të gjithë ata që pasion kanë udhëtimet, por nuk kanë mundësi ekonomike, Juli është një inspirim që të niseni drejt destinacionit tuaj edhe pse mund të mos keni kacidhen në xhep.

Julian Lala është një i ri shqiptar, i cili ka ndërmarrë mbi shpatulla rriskun e të udhëtuarit nga Shqipëria në Spanjë me autostop. Udhëtimi i tij ka zgjatur plot 26 ditë.

Përshëndetje JOQ! Jam Juli dhe po bëj një udhëtim me autostop në për Europë. Jam nisur me datë 29 prill dhe sot jam në Spanjë. Kisha një buxhet ë vogël, me një çantë në krah, me sandale dhe ja ku jam në Lleida të Spanjës. Kam lëvizur gjithmonë me autostop, përgjithësisht të gjitha më kanë ndaluar, ka edhe raste kur kam pritur 2-3 orë por pritja ja ka vlejtur sepse e merrja me këmbë dhe shikoja shumë vende dhe gjëra interesante.

Për fjetjen ja bëja disi hallit, hyja në shoqëri me njerëzit që më merrnin në makinë dhe më strehonin diku, pastaj është edhe siti në internet “couchurfing”, një site që u shkruan njerëzve të panjohur e të mbajnë, shoku i shoku në facebook, plazhe, shtëpi të braktisura dhe vende si këto alternative për të marrë një sy gjumë.

Për të ngrënë nuk është problem, kur jam nëpër njerëz, gatuaj lirë e mirë (makarona). Gjithashtu kam një tenxhere të vogël, lugë, pirun, thikë, e bëj ndonjë zjarr e gatuaj në natyrë.

Thjesht dua t’i them rinisë shqiptare që të mos jetë viktimë e të përditshmes, të qaj se s’ka pasaportë apo punë me 1000 euro rrogë... Jetën duhet ta merrni vetë në dorë dhe jo t’iu marrë ajo juve, të bëni më të mirën e mundshme. Udhëtoni o shokë, se... Jeta osh qef”, përfundoi Juli, i cili gjithashtu punon në një radio në Tiranë dhe emisioni i tij quhet thjesht “Nomad”, ashtu siç Juli e bën jetën.

Më poshtë do gjeni foto nga udhëtimi i Julit dhe aventurat e tij.

Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral