Jeta Osh Qef
Home

Policia Bashkiake “tmerron” Tiranën
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 25.05.2017, 14:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
3 raste kanë ardhur sot në harkun kohor të një ore në redaksinë e JOQ nga aksioni i Policisë Bashkiake, e cila që me mëngjes e ka nisur ditën me sekuestrim mallrash të shitësve ambulantë.

Shitësit  e rrugës janë kthyer në prenë e preferuar të Policisë Bashkiake pasiqë nga Bashkia shihen si konkurrues të drejtpërdrejtë të kioskave që  kanë mbirë nëpër kryeqytet.

Policia Bashkiake jo vetëm që është nën urdhrat e Bashkisë, por është vënë në shërbim të drejtpërdrejtë të kioskave që oligarkët rilindas kanë po drejtojnë.

Në fotot e mposhtem janë tre raste kur shitës në moshë që nuk kanë dalë për asgjë tjetër veçse për bukën e gojës, kapen nga “xhandarmëria” e Bashkisë së Tiranës.

A nuk është e turpshme që në një vend si i yni, ku minimumi jetik është në nivelet më të ulëta në Europë, të përndiqen njerëz të thjeshtë?!

Epo, fotot e mëposhtme e tregojnë hapur që shtetit, pushtetit policor, politik dhe ekonomik nuk i vjen turp, dhe nuk po flasim në terma morali këtu.

Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral