Jeta Osh Qef
Home

Polici-qytetarit: S'du t'jap përgjigje, s'të jap fare
Nga: D.Cani | Publikuar më: 23.05.2017, 23:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një qytetar nga qyteti i Librazhdit ka raportuar pranë redaksisë tonë sjelljen e pahijshme të policisë rrugore, që e kanë ndaluar dhe pa e sqaruar për asgjë i kanë vënë gjobë.

E dimë shumë mirë, se si është qarkullimi rrugor në vendin tonë, por atëherë kur supozohet që duhet të ketë komunikim mes policëve dhe qytetarëve, duket se nuk është kështu.

Në momentin që futesh në qytetin e Librazhdit, nga kalimi i rrugës dytësore për në atë kryesore nuk ka asnjë tabelë, dhe qytetari ka kaluar me mjetin e tij, por pa e ditur se çfarë do ta priste më pas.

Policët e kanë ndaluar dhe i kanë folur në mënyrë të ashpër, siç mund të shikohet në videon e dërguar nga qytetari, dhe atëherë kur ai me mirësjellje i ka kërkuar një sqarim, ata nuk ia kanë dhënë.

Përshëndetje JOQ. Desha të denoncoj këtë gjobë që mora ditën e djeshme për një arsye që vetëm polici e di. Në një rrugë pa asnjë lloj tabele dhe ndalesë, desha të kthehesha se është e vetmja rrugë atë, pasi ai më ndaloi duke më pritur aty sigurisht, më vendosi një gjobë prej 3.000 lekësh duke bërtitur dhe asnjë fjalë nuk tha përveçse letrat. I kërkova të ulë zërin dhe mori letrat dhe filloi të shkruante, tonaliteti i zërit ishte shembullor, si në video. Në gjobë shkruhej “Ndalim përparësie në kryqëzim”, ky aty nuk ka as kryqëzim dhe as ndalim. Kjo nuk është polici dhe këta njerëz besoj se nuk e kanë për herë të parë, kështu që unë e filmova. Dhe pse njerëz të tillë partiakë nuk besoj se do ndëshkohen, të paktën njerëzit të shohin fytyrat që të jenë të informuar se çfarë i pret”, shkruan qytetari

Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral