Jeta Osh Qef
Home

Gruaja shkon të blejë bukë me makinë policie
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 23.05.2017, 08:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një furgon policie është parë të kalojë në rrugët e Tiranës dhe ka tërhequr shumë vëmendje për shkak të një detaji të veçantë që nuk ndodh ta shikojmë çdo ditë.

Automjeti tip furgon me logon e policisë është duke ecur në mes të rrugës dhe drejtohet nga një zonjë, e cila jo vetëm që nuk ka uniformë policie, por edhe mban telefonin e flet pa të keq teksa nget makinën. Ndoshta është gruaja e policit, e cila po shkon shpejt e shpejtë të blejë bukën se i ka ngelur burri pa drekë.

Policia jonë me të vërtetë nuk është shumë e mirë në kapjen e hajdutëve, kriminelëve e merren me xhepistë te vegjël kur munden, ama gruas, si çdo burrë tjetër, policët i binden deri në një dhe ia plotësojnë të gjitha dëshirat.

Në fund të fundit, ç'të keqe ka që një njeri si gjithë të tjerët të përdorë furgonin e policisë, e të shkojë të blejë bukë? Madje, propozojmë që në kohën e lirë këto automjete të përdoren edhe për transportin e njerëzve në rrethe. Kemi dëgjuar që linja Tiranë-Fushë Krujë ka pasur probleme këto kohët e fundit... S'është ide e keqe, apo jo?

Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral