Jeta Osh Qef
Home

"Kujdes nga kjo lojë e re, ja si ma sakatoi vajzën 8-vjeçe"
Nga: M.Gjini | Publikuar më: 22.05.2017, 22:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një nënë e re e një vajze të vogël nga Tirana ka kontaktuar me redaksinë tonë për të denoncuar një lojë të re që është përhapur me shpejtësi në mini-marketet e lagjeve në Shqipëri. Loja quhet “Slime” dhe është një tip xheli i ngjashëm me xhelatinën.

Zonja shprehet se këto lojra në shumë raste japin reaksion në lëkurën e fëmijëve dhe për këtë ajo paraqet rastin e vajzës së saj. Problemi më i madh i tyre është se këto lodra kushtojnë mjaft lirë, vetëm 50 lekë të reja dhe gjenden kudo.

Ajo e dërgoi vajzën e saj me urgjencë tek dermatologu dhe mjeku i konfirmoi se bëhej fjalë për reaksion të shkaktuar nga ky produkt. Madje kjo zonjë shprehet se ky nuk është një rast i izoluar por i ka ndodhur edhe një tjetër shoqeje të saj.

Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral