Jeta Osh Qef
Home

"Tim bir ma dëmtuan në lindje dhe tani po tretet spitaleve”
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 20.05.2017, 09:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Sektori publik në Shqipëri ka marrë fund kur shikon se sa shumë ka lulëzuar shërbimi privat, ku një ndër ta është shëndetësia.

Një histori e dëshmimit të këtij fakti vjen nga një familje shqiptare, ku fëmija i tyre është dëmtuar në lindje dhe rreziku i tij për jetën mbetet fatkeqësisht i lartë.

Bekimi, sot 11 muajsh e gjysmë ka lindur në Maternitetin e Krujës dhe gjatë lindjes i ka munguar kujdesi i duhur nga stafi mjekësor, çka ka bërë që sot ai të ketë mungesë oksigjeni në tru. Por, problemet nuk kane të mbaruar për të, pasi ai ka një javë në Pediatrinë e Fëmijëve te Nënë Tereza në Tiranë dhe askush nuk merret me të.

Familja e tij ka shkruar për JOQ, duke treguar gjithë rendin kronologjik të ngjarjes, nga ardhja e tij në jetë dhe deri tek lekët në xhep të pediatres sepse ndryshe nuk ia hidhte sytë fëmijës.

Përshëndetje JOQ! kam lindur një djalë para 11 muajsh e gjysmë në maternitetin e Krujës me Doktor Petrit Lekën dhe në lindje ma kanë dëmtuar fëmijën në tru. Isha në një spital privat për t’ia bërë analizat dhe pediatri i fëmijëve më tha se “Ky fëmijë nuk është në rregull, sepse gjatë lindjes është dëmtuar në tru dhe nuk i kanë ndenjur gati me oksigjen, pra ka mungesë oksigjeni në tru”. Gjithashtu po i njëjti pediatër më tha se Bekimi, im bir, ka nevojë për kurim jashtë vendit, sepse këtu 99.9% është i  vdekur, por edhe jashtë 50 me 50 janë shanset për mbijetesë, pasiqë ndërhyrja është tejet delikate. Mua më mori në qafë Doktor Petrit Leka dhe shpresoj që t’i bjerë në vesh kjo histori”, tregon e ëma e Bekimit të vogël.

Por, pas kësaj foshnja ka shfaqur simptoma përkeqësimi dhe familja e ka sjellë në Pediatrinë e Fëmijëve tek Nënë Tereza në Tiranë, megjithatë këtu kanë hasur në mospërfillje totale nga mjekë dhe infermierë për një javë qëndrimi brenda Pediatrisë.

Ndenja 7 ditë në pediatri, por nuk po kujdeset kush për fëmijën tim dhe ai po tretet dita-ditës. Mjekët, infermieret dhe fizioterapistja na kërkojnë lekë, ndryshe nuk të sheh kush me sy, çfarë shteti është ky kur po vdesin fëmijët për kurim?! Djali është akoma pa mbushur vitin dhe kjo infermierja kafshë ia bën serumin me shiringë shpejt e shpejt se përton me ardh shpesh dhe me shiku gjendjen nëse serumi bëhet me vigon”, shtojën familjarët e vogëlushit.

A tani po, kjo më bën derman mua”, ishin fjalët e fizioterapistit kur prindërit e Bekimit i japin 20 mijë lekë që ai t’ua shohë djalin.

E kontaktuar nga JOQ, e ëma e vogëlushit të sëmurë tregon se nuk kërkon para për kurimin e djalit, por thjesht të raportojë situatën katastrofike të shëndetësisë në Shqipëri, sepse këta mjekë, sipas saj, po marrin jetë njerëzish dhe nuk u bën përshtypje asgjë, sepse na e peshojnë kokën me paré.

Afërdita Tako quhet mjekja pediatre tek Nënë Tereza që nuk më dha asnjë përgjigje për fëmijën tim, por ma nxori edhe nga spitali dje ndërkohë që fëmija im është në gjendje të rëndë. Bekimi po rrezikon jetën e ne me borxhe dhe halle po mundohemi ta nxjerrim për kurim jashtë shteti. Po nesër radha e kujt do jetë? Kush duhet apo s’duket të vdesin nëpër këto spitale që gjendja të bëhet alarmante?!”, përfundoi familjari i Bekimit.
Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral