Jeta Osh Qef
Home

Aksident i frikshëm në Elbasan, makina ndahet në dy pjesë
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 19.05.2017, 08:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në fshatin Mengel të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur mes tyre. Si pasojë të dyja makinat janë dëmtuar dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Sa u takon dëmeve materiale, siç mund të duket nga pamjet, automjeti tip Mercedes Benz ka pësuar goditje të vogla dhe është prishur në pjesën e parakolpit, ndër automjeti tjetër, ai tip Volkswagen Passat është shkatërruar tërësisht. Gati-gati mund të themi që është palosur më dysh.

Në automjetin e shkatërruar udhëtonte vetëm një djalë i ri, i cili ka shpëtuar fatmirësisht pa asnjë gërvishtje.

Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral