Jeta Osh Qef
Home

Skandal në Sarandë, kamionët derdhin plehrat në det
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 17.05.2017, 23:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
gtdfh

Deti është një pasuri e keq-shfrytëzuar në vendin tonë, ashtu sikurse çdo pasuri tjetër në këtë vend.

Qyteti bregdetar i Sarandës ka parë sot një ndotje ashiqare të detit, teksa kamionë njëri pas tjetrit hedhin në të det dhé të kuq bashkë me mbeturina. A është kjo përgatitje për mikpritjen e turistëve?! Sigurisht që jo, nëse keni dyshime mjafton të shihni se çfarë ndotjeje bëhet pasi hidhet dheu aty.

Arsyeja e derdhjes së këtyre mbetjeve në det është e paqartë, por qytetarë që kanë shkruar pranë JOQ kanë disa hipoteza, ku bën pjesë përgatitje e terrenit për ndërtimin e ndonjë objekti buzë detit dhe e dyta thjesht shfrytëzim i detit si kosh plehrash.

Kryetarja e Bashkisë Sarandë, Floriana Koka, shquhet nga qytetarët për “kujdesin” dhe “punën” që nuk bëri kurrë për këtë perlë të Shqipërisë, Sarandën. Sidomos tani që jemi në fushatë zgjedhore “le të bëhet deti kos”, mendojnë politikanët dhe ashtu po ndodh vërtet me sa duket.

Përshëndetje JOQ! Shikoni se çfarë skandali bëhet në Sarandë në kohë fushate. Është bërë deti i kuq nga ndotja masive prej dheut dhe mbetjeve plastike, qese, bidonë etj. Këtu jemi bërë që mjafton të derdhësh para tek pushteti dhe je pronar i gjithë qytetit. Në Sarandë nuk funksionon asgjë! Sikur të mos mjaftonin ndërtimet pa kriter buzë detit tani po i japin shkelmin e fundut dhe askush nuk reagon. Na bëri për turp Floriana, kalonin sot turistët dhe i bënin foto kësaj ndotjeje skandaloze. Bëhet fjalë për lagjen “Kodër””, përfundoi qytetari.

Kjo nuk është hera e parë që shteti shqiptar lejon masakra mbi natyrën apo edhe monumentet historike-kulturore, kujtojmë që në Durrës vazhdojnë punimet e projektit Veliera, i cili shkatërroi rrënojat me rëndësi çmueshme historike. Po ashtu edhe lumit Valbona po i shtohen Hec-et buzë tij, e shumë raste si këto në mbarë vendin, vetëm e vetëm si shkak i politikave  përfituese individuale dhe në dëm të të mirës së përbashkët.

Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral