Jeta Osh Qef
Home

Detaji i turpshëm i projektit në sheshin "Skënderbej"
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 17.05.2017, 14:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ndërkohë që propaganda për sheshin “Skënderbej” në qendër të Tiranës sa vjen e rritet, meqë është drejt përfundimit, është një detaj shumë interesant që bie në sy tek reklamat rrethuese të punimeve.

E mbani mend nënë Gjylen, të cilës Policia Bashkiake ia konfiskoi qepët dhe i vuri një gjobë të majme?! Opinioni e publik e mban mend mirë, madje raste të tilla shikohen çdo ditë në Tiranë, pasi shitësit ambulantë janë në përndjekje të tyre dhe në vendosje të kioskave “moderne”.

Por ideologjia e sistemit funksionon në të tillë mënyrë që tabelat reklamuese të projektit për sheshin e ri në ndërtim janë “zbukuruar” me një grua e cila ka një kuti kartoni plot ballokume dhe ka dalë për t’i shitur. Ironi e bukur apo jo?! Bashkia po i lufton çdo ditë shitësit ambulantë ndërkohë që e ka vendosur në foto për të na e mbushur mendjen gjoja që sheshi na qënkërka i të gjithëve.

Qytetarët e din shumë mirë që nuk është ashtu, vetëm një iluzionist dhe utopist do besonte se Bashkia e Tiranës do lejonte shitësit ambulantë në qendër të Tiranës kur edhe nëpër skuta lagjesh i ka eliminuar nga aktiviteti me të cilin nxjerrin bukën e gojës.

E gëzofshim pra sheshin e ri, i shëndoshë nga jashtë, por me gjasë i kalbur nga brenda.../JOQ.al

Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral