Jeta Osh Qef
Home

"Pushtohet" Ura e Mifolit në Vlorë, nostalgji për të shkuarën
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 16.05.2017, 13:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Andi Veneti ka arritur të fotografojë një pamje mbresëlënëse ditën e sotme mbi urën e Mifolit. Bëhet fjalë për një varg automjetesh të vjetra, të cilat kanë ndaluar mbi urë dhe të kujtojnë kohën para 20-30 vitesh.

Këto automjete janë parë e fotografuat edhe në Konispol e qytete të tjera të Shqipërisë. U kanë bërë përshtypje të gjithë kalimtarëve për shkak të veçantisë që kanë.

Nuk dihet nëse personat që i kanë në zotërim janë shqiptarë a të huaj, megjithatë, ia kanë dalë të tërheqin vëmendje.

Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral