Jeta Osh Qef
Home

Fshati turistik shqiptar, ambient si në gjendje lufte
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 16.05.2017, 12:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Gjinari është një fshat turistik jo shumë larg Elbasanit, por që nëse merrni rrugën për ta vizituar, të jeni të sigurt se ka për t'u dukur shumë larg. Problemin e kësaj zone turistike e ka ngritur vetë një prej banorëve të zonës, i cili bën me dije se fshati është i lënë në harresë nga shteti e qeveria, edhe pse në media një farë kohe u trumbetua me të madhe për ndërhyrjet që ishin bërë në këtë fshat.

Dy janë problemet kryesore që ngre banori. E para ka të bëjë me infrastrukturën rrugore, e cila siç shihet dhe në foto, është në gjendje katastrofike dhe të bën të mendosh se ndodhemi në ndonjë vend lufte. Problemi i dytë ka të bëjë me ujin e pijshëm, ku edhe pse në mal ka shumë burime uji, në qendër të fshatit të thahet fyti.

Unë që po ju shkruaj jam një banor i Qendrës Administrative Gjinar. Arsyeja që po ju shkruaj është sepse fshati Gjinar njihet si zonë turistike, por në të vërtetë nuk është i tillë. Ky fshat ndodhet në lartësinë 850m mbi nivelin e detit dhe ka një natyrë e cila nuk duhet humbur e duhet vizituar. Në verë freskët dhe gjelbërim gjithandej, ndërsa në dimër gjithçka mbulohet nga dëbora. E gjithë kjo bukuri mbetet e virgjër derisa Ministria e Turizmit nuk vë dorë mbi këtë zonë. Duke nisur që tek rruga, e cila nuk është aspak e mirë, në qendër të fshatit mund të shikosh vetëm godina të vjetra e të rrënuara, të cilat shoqërohen edhe nga mbeturina të hedhura diku aty në mungesë të disa koshave plehrash. Kam vënë re turistë që vijnë dhe mbeten të zhgënjyer sepse qendra e këtij fshati duket sikur është një zonë lufte. Nuk ka një lulishte ku shumë lehtë mund ti gjesh ato pak më lart në mal, por duke qenë se infrastruktura mungon, atëherë ato nuk do këputen kurrë.

Zona jonë shquhet edhe për ujin e pijshëm. Në malin e Bukanikut ka mbi 1000 burime uji, por këto nuk mjaftojnë për të bërë një çezmë në qendër të fshatit ku turistët mund të freskohen", - janë fjalët dhe apeli i banorit të zonës.

Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral