Jeta Osh Qef
Home

Kapin troftën 3 kile në ujërat e Vjosës
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 16.05.2017, 10:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Disa djem të rinj kanë shkuar për peshkim në Ujin e Ftohtë në Tepelenë, në anë të Vjosës dhe me sa duket, pasioni i tyre nuk ka dalë keq sot.

Ata kanë kapur një troftë me peshë 3 kilogramë dhe gjatësi mbi gjysmë metri. Mos mendoni se e kanë kapur me dinamit apo me mjete të tjera të ndaluara për gjuetinë. Gjithçka e kanë realizuar me fill spango, me grep dhe me një peshk tjetër që e kanë ushqyer grepin.

Brenda troftës tregojnë se gjetën edhe tre peshq të tjerë, të cilët peshku i madh nuk i kishte tretur ende. "Ta hash këtë është ilaç", - thotë njëri nga të rinjtë në një komunikim me JOQ.al.

Epo, ju bëftë mirë djema!

Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral