Jeta Osh Qef
Home

"Si ndalova katastrofën në Xhenova"
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 15.05.2017, 14:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një makinë e Policisë italiane është përfshirë nga flakët pak momente më parë dhe Klodiani, një emigrant shqiptar ka rastisur në vendngjarje.

Klodiani jeton dhe punon në Itali, për një kompani ujësjellësi, dhe ajo që i ka bërë përshtypje në gjithë këtë skenë ishte arritja e shpejtë e zjarrfikësve dhe policisë në vendngjarje.

Përshëndetje JOQ! Makina e Policisë në Xhenova sapo mori flakë. Ishte një skenë si nëpër film aksion, sepse nuk e di askush se pse mori flakë në të tillë mënyrë, kështu kot por desh bëri njerëz për vdekje. Unë po punoja këtu pak më përpara, sepse punoj për ujësjellësin dhe krejt papritur u përfshi në flakë makina e policisë. Krejt çka më bëri përshtypje ishte se zjarrfikëset erdhën pa e mbyllur unë akoma telefonin. E them më bërë habi, sepse shikoj shumë lajme që në Shqipëri vonojnë mjetet e emergjencës. Pasi fikën zjarrin dhe situata u normalizua erdhën dhe më takuan policë dhe zjarrfikës duke më falënderuar, një gjest që më emocionoi”, përfundoi qytetari.

Publicitet Elektoral
Publicitet Elektoral