Jeta Osh Qef
Home

"Vajzën ma droguan në shkollë, s'më lanë ta shikoja në spital"
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.05.2017, 12:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Gazetaret e JOQ.al kanë  dalë në shesh mes qytetarëve për të raportuar protestën e organizuar nga opozita shqiptare pas një periudhe të gjatë të mbyllur në çadrën e lirisë.

Mes të shumtëve, një zotëri nga Paskuqani, i cili kishte ardhur të protestonte bashkë me të bijën, ka treguar pa frikë se në shkollën e fëmijës së tij konsumohet drogë.

Kanë konsumuar drogë në shkollën e Paskuqanit. Ma çuan në spital dhe as nuk më linin ta shikoja", - ka thënë ndër të tjera qytetari për JOQ.

Ai shprehet se në atë shkollë konsumohet rregullisht drogë dhe se kjo është një arsye më shumë për të protestuar.