Jeta Osh Qef
Home

“E kanë lënë në mes të spitalit lakuriq, pa ngrënë e pa pirë”
Nga: M.Gjini | Publikuar më: 12.05.2017, 22:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një person i paidentifikuar qëndron në ambjentet e Spitalit të Traumës prej mëse një muaj. Siç e shikoni dhe nga fotot si dhe nga raportimet e dëshmitarëve ky njeri rri lakuriq, pa rroba, i mbuluar thjesht me një çarçaf.

Raportuesit shprehen se ai nuk ka njeri të afërt dhe rri pa ngrënë e pa pirë. Këtë person e kanë lënë në mes të korridorit të ish Spitalit Ushtarak në Tiranë, dhe askush nuk i jep ushqim. Ai mban frymën gjallë vetëm në sajë të mëshirës së pacientëve të tjerë që janë shtruar aty.

Ky person u thotë të gjithë njerëzve që kalojnë aty nëse kanë mundësi që “të thërresin Stivin”. Madje dëshmitarët thonë se edhe nevojat personale i kryen aty, në krevat dhe shpesh mjekët i thërresin “mbylle gojën more budalla”.

Nuk dihet se cili mund të jetë ky njeri por nëse ndokush nga ju e njeh, e gjeni pranë ish Spitalit Ushtarak në Tiranë.