Jeta Osh Qef
Home

Skandal në Leskovik/ Shoferi i ambulancës transporton përditë pasagjerë gjatë orarit zyrtar
Nga: M.Gjini | Publikuar më: 12.05.2017, 20:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Thuhet se shëndetësia përveçse është bërë falas, tashmë edhe ka rilindur. Për të parën dihet që është gënjeshtër, ndërsa për të dytën duhet të jetë e vërtetë, të paktën për shoferët e ambulancave. Kështu ky zotëri nga Leskoviku duket se ka “rilindur” vërtetë pasi gjatë kohës që duhet të jetë në shërbim të banorëve në raste emergjencash, ai nuk është fare aty, madje ndodhet 44 km më larg.

Qytetarët e indinjuar kanë denoncuar pranë redaksisë sonë këtë rast të paprecedent ku shëndetësia shqiptare i thotë pacientëve “ik e pirdhu”. Skandali qëndron në faktin se ky rast nuk është i izoluar apo ka ndodhur vetëm njëherë, aspak. Kjo gjë ndodh përditë! Madje edhe me miratimin e kryeinfermierit dhe të drejtoreshës së Spitalit të Ersekës.

Qytetarët shprehen se shoferi i ambulancës është në të njëjtën kohë i lidhur me biznesin e tij privat. Ai transporton pasagjerë çdo ditë rregullisht në linjën Leskovik-Ersekë, niset në orën 08:30 dhe kthehet në orën 14:10 ku ndër të tjera transporton edhe disa fëmijë të shkollës nëpër fshatra.

18280728_604367516421417_1822752469_n

Denoncuesit kanë dërguar edhe një foto të grafikut të shërbimit të shoferëve ku ndodhen emrat dhe datat. Por ndryshe nga ajo që rezulton në letra, shoferi në fjalë është filmuar në dy raste, në rastin e parë në stacionin e Ersekës në drejtim të Leskovikut ndërsa në rastin e dytë kur ka mbërritur në Leskovik.

Pra në vend që të ishte në punën e shtetit në shërbim të qytetarëve, ishte duke bërë punët e tij private. Qytetarët shprehen se janë të shumta rastet kur ata telefonojnë në shërbimin e urgjencës dhe sigurisht ambulanca nuk vjen.