Jeta Osh Qef

Këngëtarja britanike kërcënon shqiptarin: Do të heq qafe!
Publikuar më: Mon 12, 2016 17:00

Ellie Goulding, këngëtarja të cilën e njohim më shumë për hitin e famshëm “Love Like You Do”, ka nisur një luftë me shqiptarin që jeton në Amerikë, Martin Shkrelin. Ky i fundit urrehet nga një pjesë e konsiderueshme njerëzish, pasi bleu të drejtat e Daraprimit, një ilaç që pacientët e përdorin për të trajtuar një nga sëmundjet më të rënda “AIDS”.


Duke pasur këto të drejta, Shkreli ngriti çmimin e ilaçit në 750 nga 13.50 dollarë, pra një rritje që shkaktoi zemërim të madh jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën. Këngëtares nuk i ka pëlqyer kjo gjë, ndaj dhe e ka kërcënuar duke shkruajtur në rrjetet sociale: “Do të heq qafe”. Pas një muaj e gjysmë gati, Shkreli reagoi duke replikuar duke iu kundërpërgjigjur. “Qetësohu e dashur”, ndërsa më tej ka shtuar duke e quajtur britaniken këngëtare të vetëm një hiti. Pas kësaj, Goulding është përgjigjur ashpër: “Do ta heq qafe këtë ngacmues”.

 

NME