Jeta Osh Qef
Home

Luiza Gega fiton medalje të artë në Stamboll
Nga: . | Publikuar më: 17.02.2017, 17:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një tjetër arritje e madhe është shënuar sot për Luiza Gegën, atleten shqiptare që triumfoi në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.

Luiza fitoi garën e 1.500 metrave, duke marrë kështu medaljen e artë. 28-vjeçarja dibrane regjistroi kohën 4:06:65, që është edhe një rekord i ri kombëtar në këtë disiplinë.

Atletja shqiptare përmirësoi me 24 të qindtat rekordin e mëparshëm kombëtar të 1.500 metrave, të cilin e mbante po ajo vetë.

Vetëm para një javë Luiza mori medalje të bronztë në Paris, ku me kohën e regjistruar në kryeqytetin francez theu rekordin kombëtar të garës së 3,000 metrave për salla të mbyllura, që rezistonte prej 21 vjetësh.