Jeta Osh Qef
Home

Gjimnazisti qëllon shoqen e klasës, por ajo nuk ia përton dhe i kthehet keq
Nga: . | Publikuar më: 17.02.2017, 16:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një sherr ka ndodhur në gjimnazin "Shefqet Guzi" në Gramsh, ku dy nxënës janë zënë me grushte me njëri-tjetrin.

Siç duket në videon e mbërritur në redaksinë e JOQ, një gjimnazist godet i pari shoqen e tij të klasës, më pas kjo e fundit ka reaguar në të njëjtën mënyrë.

Nuk dihet shkaku i sherrit mes të rinjve, ndërsa është dashur ndërhyrja e një tjetër gjimnazisti që përleshja të ndërpritej.

Cilado qoftë arsyeja, nuk ka justifikim për sjelljen e të rinjve. Fatkeqësisht, çdo ditë e më shumë po shohim të rinj që përdorin dhunë ndaj njëri-tjetrit, ndërsa kjo dhunë nuk mungon as në institucione publike, ku nuk po merret asnjë masë për shmangien e rasteve të tilla.

Mesa duket mësuesit, por jo vetëm, janë kthyer në robotë që paguhen për të shpjeguar mësimin, ndërsa ndodh të harrojnë që roli primar i tyre është edukimi i brezave të rinj.