Jeta Osh Qef

Nxënësit në Kamëz festojnë Pavarësinë e Kosovës
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 17.02.2017, 16:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në kuadër të 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nxënësit e shkollës "Elez Isuf Ndreu" në Kamëz kanë organizuar një aktivitet për t'ju bashkuar festës së shqiptarëve të Kosovës.

"Kosova në gjurmët e Shqipërisë" është titulluar aktiviteti i zhvilluar në Krujë, ndërsa nxënësit të veshur kuq e zi kanë kërcyer e recituar në nder të kësaj dite.

Edhe pse të vegjël ata kanë mbështetur shqiptarët e Kosovës me këtë dashuri të madhe të treguar nëpërmjet këtyre fotove, ndërsa në fund e kanë mbyllur me një tortë mjaft të bukur!