Jeta Osh Qef

Shikoni “zborin” që u bëhet nxënësve në Berat me rastin e vizitës së ministres Nikolla
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 17.02.2017, 16:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Se kur vjen një zyrtar në institucionin vartës çdo gjë duhet të jetë me rregull ushtarak. E kjo ka ndodhur edhe në qytetin e Beratit. Në ditën e sotme Ministrja e Arsimit dhe Sporteve ka vizituar shkollën 9-vjeçare “Refat Bani Syzes” dhe kjo ka ngritur në këmbë gjithë stafin e mësuesve, që Zonja Nikolla të mbetet e kënaqur me pamjen se ndryshe ajo të pushon edhe nga puna pa të keq.

Faktikisht kjo ndodh në çdo shkollë, gjimnaz apo fakultet ku shkon ministrja, por janë të paktë ata që guxojnë ta demaskojnë këtë teatër fasade.

Një nxënës nga shkolla “Refat Bani Syzes” ka shkruar për redaksinë JOQ:

Ky është  rreshtimi që na bënë sot në oborrin e shkollës me rastin e vizitës së Lindita Nikollës. Na thanë që duhet të vihemi në rreshtim dhe të jemi sa më të sjellshëm me ministren, të tregojmë respekt për të pasi është grua me pozita. Nuk e di ç’respekt duhet të kemi për të, kur ajo s’ka bërë asgjë për shkollën tonë, çdo gjë e ndreqim me kapacitet tona, duke filluar që nga ngrohja gjatë dimrit”, përfundoi nxënënsi.

Do guxonim të themi që kjo është “dhunë”, dhunë që i përshtatet më së miri diktaturës dhe jo demokracisë apo lirisë së shprehjes.

16763719_1826440407573722_912810662_o