Jeta Osh Qef

Syrjai nga Librazhdi: Sot jam një kuzhinier i famshëm
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.02.2017, 20:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
syrjaiSyrjai është nga fshati Dorëz i Librazhdit. Për të ka më shumë rëndësi familja, pasioni e aspak thashethemet. Ai sot është një djalë që ka plotësuar ëndrrën, atë e të qenit një kuzhinier i mirë. Që në vogëli e ëndërronte këtë profesion. Sot Syrjai ka treguar  rrugën që ndoqi drejt ëndrrës dhe është shumë i lumtur.

“Duhet të sakrifikoja për motrën sepse familja jonë nuk kishte mundësi të na çonte të dyve në shkollë të lartë. Unë isha çun do ta gjeja një rrugë në jetë, kurse për motrën vetëm shkolla ishte mundësia për të pasur një jetë të mirë. S’kishte dritë tjetër jeshile. Mendoja se unë mund të merresha edhe me kuzhinën se e kam pasur pasion që i vogël.

Kam filluar të gatuaj që 8 vjeç. Gjella e parë që kam përgatitur ka qenë turli. Shikoja mamin dhe motrën duke gatuar dhe më dukej se ishte diçka shumë e rëndësishme për mua. Merrja specat i laja e i prisja me një thikë të vogël, ndonjëherë fshehurazi se prindërit bëheshin merak mos prisja dorën. Kurse motrën përpiqesha ta ndihmoja jo vetëm me gatimin, por edhe me pastrimin e shtëpisë.  Kur iu tregoja shokëve ata qeshnin me mua, thoshin ti je gocë…, por kjo nuk ishte e vërtetë, pra për mua kishte pak rëndësi.

Fillova të shihja emisione për kuzhinën. Nuk i tregoja njeriu, por mendoja me veten time…,po sikur të bëhem kuzhinier. Këto ishin vetëm ëndrra se në realitet mendoja që do mbetesha në fshat me blegtori e bujqësi. Por pas disa kohësh dëgjova se do hapeshin kurse profesionale për zhvillimin e të rinjve në zonat rurale. Direkt zgjodha kuzhinën. Në 6-muaj isha i pari që shkoja te fugoni dhe kërkoja shumë nga drejtuesi i kursit dhe nga vetja.

Kur mbarova fillimisht hapa një “Fast Food”, në Librazhd. Për pajisjet prapë më dha dorë WV që mi bleu. Kurse sot jam kuzhinier i parë i një hoteli me 5 yje në Durrës, ndihmoj edhe familjen me pagesën që marr . Tani më ka mbetur vetëm të mbledh lekët për të blerë një shtëpi e të lidh jetën me partneren.” – tregon ai./GazetaShqip/