Jeta Osh Qef
Home

Sali Berisha i del në mbrojtje Saimir Tahirit
Nga: . | Publikuar më: 10.02.2017, 23:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
page

Askush nuk e kishte menduar, por ja që ndodhi edhe kjo: Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje ministrit të Brendshëm për grabitjen në Qafë Kashar, ndërsa ka treguar edhe arsyen përse e mbron atë.

Madje Berisha akuzon mediat, pasi për të fajtori kryesor është Edi Rama. Ja çfarë shkruan në Facebook ish-kryeministri:

Portalet e ofendojne Saje qorrin duke e quajtur turpi i Rames!

Miq, tek po ju hidhja nje sy portaleve sot shof se disa prej tyre nuk e mora vesh sepse shkruanin se turpi i Rames eshte Saje qorri. Per here te pare dhe te fundit me duhet ti dal zot Sajes dhe jo se ky nuk meriton cdo epitet, cdo cilesim, absolutisht i meriton. Ai eshte i pershtatshem per ti thene çdo fjale te fjalorit tone. Por ajo qe une nuk mund te pranoj kurre eshte se Saje qenka turpi i Rames nderkohe qe ne cdo aspekt, ne cdo krahasim absolutisht ne cdo kandar dhe ne çdo dimension Rama eshte turpi shumfish i Saje qorrit.

Keshtu qe te shkruash se turpi i Rames eshte Saje qorri perpiqesh me qellim, pa qellim te shpelash sadopak Ramen por ne fakt me se paku e bene vehten qesharak per te mos rrjeshtuar gjera te tjera. sb