Jeta Osh Qef
Home

Sasa në luftë me vdekjen, bën thirrje për ndihmë
Nga: . | Publikuar më: 10.02.2017, 22:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
sasa

Sasa Hoda, një gazetare shqiptare u ka bërë thirrje sot të gjithë shqiptarëve që ta ndihmojnë financiarisht, pasi ajo vuan nga një sëmundje e rrallë, e cila ka prekur vetëm 16 njerëz në të gjithë botën, dhe që i shkaktonte probleme me damarët në pjesën e barkut.

Gjatë bisedës, ka rezlutuar se në fakt Sasa njihej disi me moderatorin e “Zonë e Lirë”, por Çani nuk e mbante mend. Ishte vetë Sasa që ia kujtoi Çanit:

“Jemi takuar në një klub, ti ishe nën shoqërinë e shumë vajzave. Ne folëm dhe ti më kërkove numrin e telefonit duke më thënë ‘po të kesh nevojë për ndonjë gjë, me merr’. Ndoshta e parandjeve.... ”, tha vajza nga Gjakova.

Çani tenton ta kujtojë  se mos bëhet fjalë për disa vajza modele, ndërkohë kur dëgjoi se i kishte kërkuar numrin e telefonit, i tha direkt Sasës: “Mos më thuaj se të gjuajta?”

“Po, më gjuajte pak, por unë nuk ta vara”, ka thënë duke qeshur Sasa, ndërsa moderator ia kthen:

“E kështu me ndodh gjithmonë: kur gjuaj dike dhe ajo s’ma var, direkt iki fare”, tha Çani, pasi gazetarja Sasa i zbuloi një ‘të palarë’ nga jeta e tij larg syve të shikuesve dhe kamerave të televizionit.

Teksa u pyet nëse kishte një mesazh të fundit, Sasa i bëri thirrje Behxhet Pacollit ta ndihmojë për buxhetin e operacionit që do të realizojë.