Jeta Osh Qef
Home

Zbardhet skema e arratisjes, makinat e djegura nuk janë ato që u përdorën në grabitje, por...
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 09.02.2017, 16:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
16707116_1822953744589055_1291989190_n

Pas grabitjes së sotme të mbi 1 milionë euro kanë dalë në dritë detaje të tjera. Makinat që u gjetën sot në urën e Limuthit të djegura, në fakt nuk janë makinat me të cilat u krye grabitja e parave.

Paratë u grabitën nga 2 fuoristrada të zeza, ndërsa makinat e djegura ishin dy autovetura. Mendohet se kjo skemë është përdorur nga banda kriminale me qëllim që vëmendja të merret me diçka tjetër dhe të zhduken krejtësisht gjurmët.

Ndërsa në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie, duhet thënë se deri tani akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me vendodhjen e mundshme të grabitësve.