Jeta Osh Qef
Home

Artan Hoxha: Është faji i bankave, grabitësit u kanë mësuar çdo lloj lëvizje
Nga: E.Selimi | Publikuar më: 09.02.2017, 16:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
cats

Artan Hoxha menjëherë pas grabitjes së mbi 1 milion eurove pranë Rinasit ka thënë se me shumë mundësi kemi të bëjmë me të njëjtën dorë grabitësish si në rastin e grabitjes në dhjetor të 2015-ës dhe në korrik të 2016-ës brenda pistës së aeroportit.

“Si është e mundur që bankat e nivelit të dytë që janë bërë pre e grabitjes disa herë nuk marrin masa? Duket se grabitësit e dinë mirë linjën me të cilën lëvizin paratë, itinerarin dhe eskortën që i shoqëron ato. Edhe pas tre grabitjeve nuk është ndryshuar as eskorta, as mënyra e sigurisë, ndonëse vazhdimisht policia e shtetit ka kërkuar ta ndryshojmë. Përgjegjësi kanë vetë bankat që kanë lejuar të bëhen pre e grabitjeve”,­ thotë Hoxha.