Jeta Osh Qef
Home

Projekti gjigant që po i mrekullon të gjithë
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 06.02.2017, 20:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Kjo është një punë e mirë me këto pyje vertikale në Nanjing, të cilat do të prodhojnë oksigjen dhe një ajër sa më të pastër. Ky është një projekt që pritet që të përfundojë në vitin 2018, ndërsa është arkitekti italian Stefano Boeri ai që ka planifikuar këtë mrekulli. Do të jenë më shumë se 1000 pemë dhe rreth 2500 shkurre nga 23 specie të ndryshme lokale ato që do të vendosen në këto kulla.

Kulla shtatlartë do të përmbajë zyra, një muze, një shkollë arkitekture dhe një klub, ndërsa kulla më e vogël do të strehojë një pishinë dhe një hotel me 247 dhoma.

Ballkonet do të jenë ato që do t'ju dhurojnë vizitorëve pamje mahnitëse, ndërsa projekte të ngjashme janë planifikuar edhe për në Lozanë, Zvicër, por një i tillë ekziston edhe në Milano.

Në një botë gjithnjë e më të ndotur, këto projekte janë një frymë e ajrit të pastër.