Jeta Osh Qef

Njihuni me kullën më të lartë të artit në botë
Nga: E.Osmani | Publikuar më: 06.02.2017, 14:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk është vetëm e lartë, por një kullë që ka kulturë dhe shumë për të parë brenda saj. Po flasim për Shanghai Tower, ndërtesën e dytë më të gjatë në tokë, pas asaj të Burj Khalifa në Dubai.

Ajo është 632 metra e lartë, ka 126 kate e dizenjuar edhe si një ambient për vizitorët për të parë të gjithë Shanghain.

Fituesi i çmimit Grammy, producenti Simon Franglen, i cili ka krijuar këngët e dy filmave të famshëm të Hollivudit, “Avatar” dhe “Titanic” do të krijojë simfoninë që do të luhet në hapjen e ndërtesës.

 “Kam qenë në majë të shumë ndërtesave të mëdha në botë, dhe kjo është diçka ndryshe. Duket si diçka nga një botë tjetër”, ka thënë vetë Franglen për CNN.