Jeta Osh Qef
Home

Kërcënon se do të vrasë veten, gruaja tenton të hidhet nga taraca e një pallati tek “Tirana e Re”
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 01.02.2017, 10:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një zonjë po tenton të hidhet nga kati i fundit i një pallati në zonën e “Tiranës së Re”. Ajo quhet Enkelejda Ahmetaj dhe dyshohet se shkak i këtij vendimi të zonjës është bërë një konflikt mes pronarit të tokës dhe ndërtuesit të pallatit.

“Kemi problem me pronarët e tokës dhe me ndërtuesin, i cili ka shitur të gjithë objektin. Jemi ankuar gjithandej dhe nuk kemi asnjë zgjidhje. Ne jemi pronarët e tokës me certifikatë pronësie. Ai e ka shitur të gjithë pallatin”, - thotë vëllai i zonjës Enkelejda.

Në vendngjarje është policia dhe zjarrfikësja, të cilët po bisedojnë për të qetësuar situatën dhe të shpëtojnë Enkelejdën nga një fund tragjik.