Jeta Osh Qef
Home

Shqiptarit i ikën mendja në aeroport, heq rrobat e shkatërron gjithçka që ka përreth
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 01.02.2017, 09:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
aeroportiTë martën pasdite një ngjarje e rrallë dhe me fund tragjik ka ndodhur në aeroportin e Milanos, Malpensa. Një burrë i moshës 44-vjeçare me origjinë shqiptare, ishte duke ecur përkrahë bashkëshortes së tij, kur papritur nisi të kryente veprime të pakontrolluara, raportojnë mediat italiane.

Ai filloi të zhvishej lakuriq dhe të shkatërronte objektet që kishte pranë, duke i hedhur ato në tokë. Gruaja është munduar ta qetësojë, por çdo tentativë e saj ka qenë e kot. Pas raportimeve të shumta ka ndërhyrë policia.

Burri pasi ka hequr rrobat dhe ka kryer veprimet e çuditshme, ka ndaluar dhe ka shprehur dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit, duke rënë në tokë pa ndjenja. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 44-vjeçar shqiptar, emri i së cilit nuk është bërë i ditur, ndërsa shkaqet e vdekjes pritet të sqarohen nga autopsia më pas.